21/12/2024

Vala e të nxehtit ekstrem prek Indinë, regjistrohen temperatura rekord deri në 50 gradë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në kryeqytetin indian Nju Delhi, dje u regjistrua një temperaturë rekord prej 49.9°C. Kjo është bërë e ditur nga zyra meteorologjike, Shërbimet Meteorologjike Indiane, e cila raporton “valë të forta të të nxehtit” dhe temperatura rekord në dy stacione në periferi të qytetit, Narela dhe Mungeshpur.

Sipas meteorologëve sot priten temperatura të ngjashme. Në maj të vitit 2022 në disa lagje të kryeqytetit u regjistruan 49,2°C.

Temperaturat e larta janë të zakonshme në Indi gjatë verës, por studiuesit thonë se ndryshimi i klimës po çon në valë të nxehta më të gjata, më të shpeshta dhe më intensive.

Autoritetet në Nju Delhi kanë paralajmëruar gjithashtu rrezikun e mungesës së ujit pasi banorët “mbyten” nga vapa. Në disa vende ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë. Ministri i Ujërave Atishi Marlena bëri thirrje për “përgjegjësi kolektive” të banorëve për ujin. /abcnews

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...