08/10/2024

Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sot në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Dëshmitari i 41-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W04489 do të vazhdojë dëshminë e tij edhe në seancën e sotme në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në përmbledhjen e lexuar dje nga prokurori Matt Halling, u tha se dëshmitari është i afërm i një viktime që pretendohet se është vrarë dhe zhdukur nga Drenoci.

Prokurori kërkoi që për shkak të natyrës së pyetjeve që kanë dhe duke marrë parasysh masat mbrojtëse për dëshmitarin, të kalojnë në seancë private dhe dëshmitari po vazhdon të dëshmojë në seancë të mbyllur për publikun.

Të mërkurë gjykimi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ka nisur me dëshminë e dëshmitarit të 40 W01493, i cili është dëshmitar i mbrojtur dhe ka dëshmuar përmes video-lidhjes.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Ndryshe, dje Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ua kanë vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.\Telegrafi\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...