29/02/2024

Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme për çmimin e energjisë elektrike

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sot Kuvendi i Kosovës mban një seancë të jashtëzakonshme.

Në seancën e jashtëzakonshme, e cila mbahet sot nga ora 10:00, do të shqyrtohet propozim-rezoluta në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

Vendimi për seancën e jashtëzakonshme është marrë të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Ndërsa, kërkesa për këtë debat ka ardhur nga Partia Demokratike e Kosovës.Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë tha se aktualisht nuk ka temë me të rëndësishme se kjo.

“Sot filloi sesioni i ri pranveror parlamentar dhe ne si PDK me mbështetjen e 40 deputetëve kemi thirrur një seancë të jashtëzakonshme për çmimin e energjisë elektrike në vend. Nuk ka temë me të rëndësishme. Ju i dini shqetësimet e mëdha që kanë ngritur qytetarët. Ne sot kemi kanalizuar këtë kërkesë dhe sesionin pranveror do të fillojmë më këtë seancë dhe kemi propozuar rezolutë për uljen e çmimit të energjisë elektrike”, ka thënë ai.

Ndryshe, shumë qytetarë janë ankuar lidhur me faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor.

Sipas tyre, faturat për muajin dhjetor kanë qenë shumë më të larta, edhe pse thonë se kanë shpenzuar njëjtë sikurse muajin paraprak.

Te KESCO kanë shkuar mbi 1 mijë e 700 ankesa për këtë çështje. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...