15/06/2024

Vazhdon në ditën e dytë Forumi i Prespës për Dialog

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në sesionin e parë të ditës, krahas liderëve të vendeve të rajonit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg iu drejtua të pranishmëve me një video-mesazh

Në ditën e dytë me sesione të ndryshme vazhdon Forumi i Prespës për Dialog në qytetin e Strugës, raporton Anadolu.

Në sesionin e parë të ditës me titull “Paqja dhe Demokracia përballë Luftës dhe Autokracisë”, fjalime mbajtën Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, iu drejtua të pranishmëve me një video-mesazh.

Begaj: Askush nuk mund ta vërë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Duke folur edhe për dakordësinë e fundit të arritur në Ohër midis Kosovës dhe Serbisë, Begaj tha se ajo ishte një moment tjetër optimizmi por që shumë shpejt duket sikur po shndërrohet në një moment zhgënjimi.

“Partnerët tanë evropianë dhe amerikanë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm që palët të arrijnë një kompromis për normalizimin e marrëdhënieve e njohjen reciproke. Por askush nuk mund ta vërë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm”, theksoi Begaj, duke kërkuar nga liderët e Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi historike sikur Maqedonia e Veriut dhe Greqisë për normalizimin e marrëdhënieve.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...