05/12/2024

Vazhon trendi i rritjes së çmimeve të konsumit

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Çmimet e produkteve tw konsumit vazhdojn me trendin e rritjes. Bzuar në të dhënat e fundit tw ASK-së  indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,2% në muajin shkurt 2024, krahasuar me muajin shkurt 2023.

Inflacioni mujor ishte 0,1% në muajin shkurt 2024.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe  nëngrupet e COICOP-it: energjia elektrike (11,5%), pijet alkoolike (11,2%), pemët (10,1%), peshqit (9,4%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (8,3%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7,7%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (6,5%), biletat e fluturimeve (6,3%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,2%), prodhimet ushqimore (5,8%), kafja, çaji dhe kakao (4,4%), veshje (3,9%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (3,4%), kujdesi personal (3,3%), perimet (3,0%), shërbimet hoteliere (2,8%), duhani (2,7%), buka dhe drithërat (2,3%) dhe mishi (1,3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,6 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat (-6,0%), qumështi, djathi dhe vezët (-5,8%), pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (-2,2%) dhe blerja e automjeteve (-0,5%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,4 për qind në IHÇK-it.

Shkurt 2024 / Janar 2024    0,1 %

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej (0,1 %) në muajin Shkurt 2024 krahasuar me muajin Janar 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (3,8%), perimet (2,1%) dhe kafja, çaji dhe kakao (2,1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK-it.

Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: biletat e fluturimeve (-11,5%), energjia elektrike (-3,7%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (-1,4%) me një ndikim prej -0,3 për qind në IHÇK-it.

Norma mujore dhe vjetore e inflacionit në % të matura nga IHÇK

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...