Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka vdekur në vendin e tij të punës pasi ka rënë nga një lartësi në rrethana të panjohura.
Ngjarja ka ndodhur dje, e hënë, më 19 qershor 2023, në Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh policor, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, por atje, mjeku vetëm se ka konstatuar vdekjen e tij.
Tutje është thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse policore dhe se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.