16/06/2024

Protestat në Serbi dhe efekti i tyre

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Protestat në Serbi vazhdojnë dhe ato madje po zgjerohen. Disa kërkojnë madje radikalizimin e tyre. Cilat mund të jenë pasojat?

Pushteti në Serbi duket se nuk po shqetësohet shumë për shfaqjen e pakënaqësisë së qytetarëve në rrugë. Po përsëritet gjendja që shihej edhe pas cikleve të mëparshme të protestave, kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se lirisht mund të mblidhen dhe të ecin sa të duan, përderisa nuk shkatërrojnë asgjë rreth tyre.

Kjo shihet edhe nga deklarata e fundit e pronarit të Televizionit Pink, Zheljko Mitroviq se do të vazhdojë transmetimin e reality shou: Kooperativa”, sepse nuk ka asnjë pengesë ligjore për këtë. Më parë ai kishte premtuar se do ta anulojë këtë serial, që është një kërkesë e qytetarëve në protesta.

Qëndrimi sfidues i autoriteteve është një sinjal i qartë për opozitën që mbështet protestat dhe paralajmëron radikalizimin dhe zgjerimin e protestave në më shumë vende në Serbi.

Zgjerimi i protestave

Qeveria në Serbi padyshim që nuk ka ndërmend të përmbushë asnjë nga kërkesat e protestuesve. Liderët e opozitës theksojnë se me ndihmën e protestës do të ndalet dhuna – ose do të ndalet Serbia. Prandaj këtë të shtunë, më 17 qershor, përveç Beogradit do të protestohen edhe në Novi Sad, Nish dhe Kragujevc.

Siç vë në dukje për DW Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike, “protestat në Serbi janë ende në vazhdim dhe është e vështirë të flitet për efektet e tyre”. Por, thotë ai, “suksesi më i madh deri më tani është vendosmëria e popullit për të qëndruar pas kërkesave të tyre”.

Radikalizimi është thikë me dy tehe, thotë Popoviq. “Një numër i madh njerëzish dalin në rrugë duke respektuar faktin se këto janë protesta paqësore. Prandaj duhet t’i shmangemi fjalës radikalizim. Por është e sigurt që duhet të mendohet diçka e re që thjesht do t’i përgjigjet zhvillimit të situatës”, sipas bashkëbiseduesit tonë.

Vuçiqi i tronditur

Protestat kanë potencial të fuqishëm, vëren gazetari Gjorgje Vlajiq, “por unë mendoj se këto protesta janë mjaft të ndjeshme”. Nuk e di, nëse opozita i merr përsipër protestat, sa do të duan qytetarët të rreshtohen me politikanë të caktuar, me mesazhet dhe synimet e tyre”.

Kur është fjala për përhapjen e protestave, Gjorgje Vlajiq thotë për DW, se “protestat tashmë janë përhapur edhe në vende të tjera në Serbi. Kjo tregon se rezistenca e qytetarëve po përhapet. Por, disa qytetarë vërtet shprehin pakënaqësi se është shumë paqësore dhe se ky presion nuk është më radikal. Nga ana tjetër, ka nga ata që nuk janë pro konflikteve të ashpra me pushtetin. Vuçiq, nga ana tjetër, po përpiqet t’i vërë qytetarët kundër njëri-tjetrit dhe të demonizojë opozitën. Si rezultat përfundimtar kemi faktin se Vuçiq është tronditur shumë nga këto protesta dhe disi do të duhet t’i përgjigjet asaj që kërkojnë qytetarët”, thekson Vlajiq.

Megjithatë, Dragan Popoviq beson se “qeveria e fsheh frikën e saj me vendosmëri të shtirur. Prandaj është rritur niveli i dhunës, sepse ka qenë gjithmonë pjesë e politikës radikale. Ata po përballen me diçka të re dhe nuk dinë çfarë të bëjnë. Një pakënaqësi dhe këmbëngulje kaq e madhe dhe evidente e njerëzve i shtyn ata të përdorin mjete antidemokratike”, paralajmëron Popoviq.

Konflikti

Nuk mendoj se autoritetet do të bëjnë lëshime, thotë Gjorgje Vlajiq. Por shton se sa më gjatë të zgjasin këto protesta, qeveria do të jetë gjithnjë e më e dobët dhe presioni do të rritet. Prandaj ata synojnë tani të dekurajojnë qytetarët, t’u tregojnë se është e kotë dhe t’i detyrojnë të heqin dorë nga protesta. Tani është një konflikt i dy vullneteve: vullneti i qytetarëve për të treguar pakënaqësinë e tyre dhe për të kërkuar që diçka të ndryshojë, dhe qeveria që dëshiron të ruajë situatën aktuale”, thekson Vlajiq.

Aleksandar Vuçiq po tenton t’i zbeh protestat duke shpallur zgjedhje të parakohshme, duke ofruar në të njëjtën kohë një lloj dialogu me opozitën. Mirëpo, të dyja këto janë bërë publike si informacion krejtësisht jozyrtar, sepse as opozita nuk merr ndonjë ftesë zyrtare për dialog dhe as zgjedhjet nuk konsiderohen seriozisht, të paktën tani për tani. Gjithçka mbeti në disa oferta të paqarta nga daljet publike të Vuçiqit dhe, siç thotë Dragan Popović, “thirrja për dialog nuk është e sinqertë”.

“Vjen nga njerëz që kanë tentuar të shkatërrojnë vetë mundësinë e dialogut në vend për dhjetë vjet. Edhe sikur të kishte një dialog, do të prisja që të ishin me ndonjë ndërmjetës ndërkombëtar, sepse është e vështirë të presësh ndonjë rezultat nga dialogu i organizuar nga vetë qeveria. Për sa i përket zgjedhjeve, mendoj se njerëzit e kanë kuptuar qëllimin e tij dhe se askush përveç Vuçiqit nuk do të marrë pjesë në ato zgjedhje, nëse nuk plotësohen të paktën disa nga kërkesat e protestës”, tha Popoviq për DW.

Presionet e jashtme

Shpallja e zgjedhjeve është më shumë kërcënim për opozitën sesa realiste, thotë Gjorgje Vlajiq. “Aleksandar Vuçiq tani është nën presion për të përfunduar disa gjëra në lidhje me Kosovën dhe zgjedhjet janë vetëm një shtyrje e mëtejshme e kësaj historie”. Është një dozë e re presioni. Paralajmërimet e presidentit për rritjen e rrogave e pensioneve kuptohet si një lloj ryshfeti ndaj qytetarëve dhe përpjekje e tij për të dobësuar disi presionin e brendshëm kundër tij. Ndërsa oferta për dialog është ajo që në shah quhet figura helmuese në tabelë dhe një përpjekje për të përçarë opozitën, me qëllim të zbehjes së protestave dhe shmangies së përmbushjes së kërkesave të protestave”, përfundon Gjorgje Vlajiq.

Burimi: /DW në shqip/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...