16/04/2024

Vëllai i Liridona Ademajt i takon fëmijët e motrës së ndjerë, pas një kohe të gjatë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Leonard Ademaj, pas një kohe të gjatë i ka takuar fëmijët e motrës së ndjerë, Liridonës.

Në fotografitë e publikuara nga Nacionale, shihet ai duke i përqafuar ata.

Siç raporton kjo gazetë, takimi është realizuar në Suedi, në qendrën ku fëmijet po qëndrojnë nën mbikëqyrjen e shtetit, transmeton Klankosova.tv
Rasti është ende në fazën e hetimeve.

Para disa ditësh, iu ka zgjatur paraburgimi edhe për dy muaj Naim Murselit, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen e gruas së tij dhe ndaj dy të tjerëve, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës.

Ngjarja tragjike ndodhi më 29 nëntor 2023.

Sipas prokurorisë, derisa Naim Murseli me bashkëshorten dhe dy fëmijët ishin në makinën e tyre, papritmas del para veturës i dyshuari Granit Plava me masë në kokë dhe revole në dorë ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri Naim Murseli me fëmijë ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur ndërsa në veturë ka mbetur tani e ndjera Liridona Murseli.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...