Ka mjaftuar një rritje e referencës prej 10 centësh për kilogram për mollët që vijnë nga importi, që fermerët e Korçës të nisin shitjet e prodhimeve të tyre që ishin thuajse të bllokuar.
Pas protestave dhe reagimeve të këtyre fermerëve, duket se autoritetet shtetërore kanë reaguar dhe efektet kanë qenë thuajse të menjëhershme
Edhe vetë fermerët e konfirmojnë se kanë nisur të shesin produktet e tyre, edhe pse janë detyruar të ulin pak çmimin.
Në fakt, rritja e referencës për mollët e importi të paktën gjatë sezonit që vilet molla e vendit, ishte ndër kërkesat e para të fermerëve, të cilët shpresojnë që një praktikë e tillë të bëhet për çdo vit pa qenë nevoja që ata të ngrihen në protesta, raporton A2 CNN. /Telegrafi/