18/04/2024

Vendet e punës teknologjike më të kërkuarat në botë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ndërsa ritmi i dixhitalizimit përshpejtohet, dhe më shumë kompani po zhvendosin operacionet e tyre në cloud, rëndësia e grumbullimit të të dhënave bëhet më e jetike.

Më shumë para, më shumë përfitime, më shumë fleksibilitet: punonjësit Europianë të teknologjisë kanë një listë në rritje kërkesash për vitin e ardhshëm.

Një anketë e realizuar së fundi nga Gallup zbuloi se ata që preferojnë një vend pune ku puna dhe jeta ndërthuren gjatë një dite normale, përbëjnë 55 përqind të fuqisë punëtore profesionale.

Kur flitet për rolet më të kërkuara në teknologji vitin e ardhshëm, vendet e punës remote ose me fleksibilitet të lartë do të jenë ndër më të kërkuara.

Pas një viti paqartësi dhe trazira në industrinë teknologjike në Europë, ku startupet shkurtuan punësimit me 30-50 përqind dhe rritjet e pagave ranë me 50 përqind në 2022, ajo çfarë punonjësit kërkojnë është optimizëm për të ardhmen e tyre.

Raporti gjeti se përgjatë 12 muajve të ardhshëm, punonjësit Europianë do të kërkojnë shërbime cilësore. Një prej prioriteteve kryesore është sigurimi shëndetësor, punën nga shtëpia, financim për zhvillim profesional dhe shërbime të shëndetit mendor.
Metaverse industrial

Ndërsa vitin e kaluar Deloitte parashikoi një lulëzim të metaverse, ata që punonin në industri e kishin të qartë se ky vizion ishte shumë larg realitetit ndërsa Meta raporton humbje 50 miliardë dollarë prej saj.

Lançuar së fundmi, mjeti i ri AI i gjenerimit të imazheve nga Meta quajtur Imagine, i ngjashëm me DALL-E të Open, ofron prë përdoruesit gjenerimin e deri 4 imazheve falas.

Raporti i Deloitte thotë se metaverse tashmë po shkon drejt një drejtim të ri me teknologjitë hapësinore të cilat po gjejnë përdorim në aplikime industriale ku edhe pritet shtim i vendeve të punës.

Binjakët dixhitalë, simulimi hapësinor, udhëzimet e shtuara të punës dhe hapësirat dixhitale bashkëpunuese që i bëjnë fabrikat dhe bizneset më të sigurta dhe më efikase janë vetëm katër fusha të mundësive për punë që duken premtuese për vitin e ardhshëm.

AI gjeneruese

Një prej zhvillimeve më vrullshme të industrisë së teknologjisë është padyshim inteligjenca artificiale gjeneruese. Adoptimi i saj ka qenë i shpejtë dhe masiv në veçanti që prej lançimit të ChatGPT vitin e kaluar nga OpenAI.

Si rezultat AI është vënë nën presion ndërsa ligjvënësit Europianë së fundi miratuan një bazë ligjore për rregullimin e saj quajtur Akti AI. Kjo rregullore do të ofrojë udhëzime të përdorimit të teknologjive AI si LLM dhe njohja e fytyrës.

Ndërsa një raport i Goldman Sachs paralajmëroi se AI mund të zëvendësojë 25 përqind të fuqisë punëtore, kompania rriti në përfundimin se GDP botërore do të rritet me 7 përqind. Në raportin e tij Future of Jobs për 2023, Forumi Ekonomik Botëror thotë se 23 përqind e vendeve të punës pritet të ndryshojnë deri më 2027 dhe të krijohen 69 milionë vende të reja pune duke eliminuar 83 milionë.

Studime të tjera thonë se 44 përqind e kompanive presin shkurtime të fuqisë punëtore enë 2024 për shkak të inteligjencës artificiale.
Data Science

Ndërsa ritmi i dixhitalizimit përshpejtohet, dhe më shumë kompani po zhvendosin operacionet e tyre në cloud, rëndësia e grumbullimit të të dhënave bëhet më e jetike.

Është e domosdoshme jo vetëm që të grumbullohen të dhëna të mëdha në kohë reale por edhe përdorimin e tyre për vendimmarrje të shpejta dhe të sakta.

Analiza e të dhënave të mëdha pritet të jetë një prej sektorëve me rritjen më të shpejtë të vendeve të punës në 5 vitet e ardhshme sipas WEF.

Si rezultat, rolet për shkencëtarët e të dhënave, analistët, inxhinierët dhe arkitektët do të jenë të kërkuara në vitin 2024 dhe më tej, si dhe karrierat e lidhura për inxhinierët machine learning dhe profesionistët e inteligjencës së biznesit.\Mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...