14/04/2024

Masa të forta sigurie në Pragë pas sulmit të së enjtes

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Policia çeke shtoi masat e sigurisë rreth shkollave dhe ndërtesave të tjera publike në gjithë vendin ndërsa Universiteti i Karlit në Pragë anuloi të gjitha leksionet dhe ngjarjet e së premtes, pasi një student vrau me armë zjarri 13 persona në një ndërtesë të këtij universiteti të enjten.

Sulmi ishte ngjarja më e rëndë e ndodhur ndonjëherë në vendin e Evropës Qendrore, ku shumë veta mbajnë armë, disa prej tyre pushkë sportive ose gjuetie, por sulmet masive janë të rralla.

Ministri i Brendshëm Vit Rakusan tha se policia ka identifikuar të vrarët dhe në mesin e tyre nuk ka të huaj.

“Janë 13 viktima dhe në mesin e tyre është vet sulmuesi”, tha ministri Rakusan për televizionin Çek. Autoritetet kishin raportuar më herët 14 viktima në universitet.

Qytetarët ndezën qirinj jashtë selisë së universitetit në zonën mesjetare të qytetit.

“Duke filluar nga sot kemi miratuar masa parandaluese mbarëkombëtare…” tha policia në rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter.

Autoritetet nuk dhanë informacione të reja mbi gjendjen e të plagosurve.

Sulmuesi 24 vjeçar vdiq të enjten në ndërtesën e universitetit, mbase pasi vrau veten ose u qëllua nga ndonjë plumb i policisë, thanë zyrtarët.

Policia tha të enjten se sulmuesi, i cili kishte leje për armë, dhe nuk kishte precedentë penalë, ishte student në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit ku kreu sulmin.

Ata thanë se i dyshuari, emrin e të cilit nuk deshën të përmendin, kishte vrarë babanë e tij në shtëpinë e tij jashtë Pragës, përpara se të udhëtonte për në kryeqytet.

Qeveria e shpalli të shtunën ditë zie kombëtare.\VOA\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...