13/10/2025

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nesër vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ky institucion ka bërë të ditur se nesër do të vazhdojë me seancën konstituive.

Në seancën e nesërme që nis në orën 10:00, në rend dite është pika e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb është e domosdoshme për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas saj, votimi “në pako” për nënkryetarët e Kuvendit nuk është i imponueshëm, por mund të realizohet me dakordim ndërmjet grupeve parlamentare.

Gjykata ka bërë të ditur në vendimin e publikuar ditë më parë se Kuvendi nuk është konstituuar dhe u ka dhënë 12 ditë afat deputetëve që ta finalizojnë procesin, prej ditës së publikimit të plotë të vendimit në faqen e saj.

Aktgjykimi i plotë është publikuar më 8 tetor.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...