15/01/2025

Vendimi i MASHT-it shkakton tollovi, libraria “Dukagjini” fton prindërit të furnizohen me libra edhe në pikën në Lakrishte

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Edhe të shtunën, prindërit në qytete të ndryshme të Kosovës kanë vërshuar libraritë në tentimin e tyre për t’i siguruar librat për fëmijët pasi viti shkollor ka filluar të premten.

E gjithë kjo tollovi është krijuar si pasojë e vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që këtë vit librat të mos sigurohen nga ky institucion, por prindërit të subvencionohen dhe librat të sigurohen vet.

Lidhur me këto problem, libraria “Dukagjini” ka hapur një pikë të veçantë të shitjes së teksteve shkollore në kryeqytet.

Kjo librari iu kujton prindërve që të gjitha tekstet shkollore të botuara nga “Dukagjini” dhe nga të gjitha shtëpitë e tjera botuese i gjeni edhe në pikën e veçantë të shitjes së teksteve shkollore në Dukagjini Center.

Të dashur prindër,

Për shkak të frekuentimit të madh të klientëve për blerjen e teksteve shkollore në librarinë “Dukagjini” në Sheshin “Nënë Tereza”, ju rikujtojmë se tekstet shkollore të botuara nga “Dukagjini” dhe nga të gjitha shtëpitë e tjera botuese i gjeni edhe në pikën e veçantë të shitjes së teksteve shkollore në Dukagjini Center.

Adresa: Rr. “Xhevdet Doda” Lakrishtë, objekti “Dukagjini Center” Kati 1”.

Libraria njofton qytetarët se tekstet mundi t’i blejnë në çdo ditë të javës nga ora 09:00-19:00./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...