09/12/2024

Visar Korenica për Dokufestin: Kujt ja patëm borxh këtë degjenerim?

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Visar Korenica ka reaguar për Dokufestin i cili ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.
Postimi i plotë:

#DokuTURP
E kam të pa mundur ta kuptoj e aq më pak të mirëkuptoj deri në çfarë niveli duhet me mbri një qenie njerëzore që me e ba publike shthurrjen, amoralitetin, perversitetin e lakuriqësinë para publikut, e, krejt kjo në emër të liberalizmit modern, me para e në kurriz të taksapaguesve tanë.
Çfarë alarmi duhet me na ra kresë që si shoqëri të reagojmë fuqishëm ndaj këtyre fushatave “emancipuese” që kanë parasysh shkatërimin e armës më të fuqishme që e ka pas ky popull edhe atherë kur ishim pa ushtri e pa shtet, atë të familjes së shëndoshë?
Kujt ja patëm borxh këtë degjenerim? Në emër të kujt? Këto shfaqje as në vende më të emancipuara nuk i sheh.
Çuditem dhe sot, si kanë mundur njerëzit që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje degjeneruese të mos reagojnë e ti përzënë nga aty? Policia e Kosovës?
Ju që keni dorë në dhënien dhe mbështetjen financiare të këtij perversiteti, si sju vjen turp? Pse po heshtni? Jepni dorrëheqje, së paku morale, nëse pak nga ajo ju ka mbet.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...