18/06/2024

Vrasja e Salih Salihut dje në Podujevë, dyshohet se u krye për hakmarrje për një rast të para 30 viteve!

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Salih Salihu është gjetur dje pa shenja jete në fshatin Dumnicë të Podujevës. Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si vrasje ndërsa nuk ke ende të arrestuar për këtë rast.

Por, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vrasja dyshohet se është kryer për hakmarrje.

Dyshimet e para lidhen me një rast të kryer rreth 30 vite më parë. Motra e Salihut e kishte vrarë burrin e saj tri dekada më parë. Familja e viktimës së dikurshme asnjëherë s’i kishte dhënë besë familjes Salihu për këtë akt të kryer shumë vite më parë.

‘’Fsh. Dumnicë e Epërme, Podujevë 26.03.2023 – 18:08. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.’’ thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...