Prokuroria Themelore në Pejë këtë të premte ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dyshuar për vrasjen tronditëse të ndodhur në nëntor të vitit 2021 në Gllogjan.
Në pasditën e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit ishin vrarë në autobus shoferi Gani Gjoka dhe nxënësit Ledion Hamzaj e Gentiana Mustafaj.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se prokuroria ka gjetur dëshmi për këtë vrasje dhe pritet të ngris aktakuzë ndaj Halil Mehmetajt dhe dy djemve të tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj.
Për motivin nuk është dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare, por në medie është përfolur disa herë si pistë hetimi vetëvrasja e një të reje para tri vitesh, për të cilën dikush e fajësonte shoferin e autobusit./Indeksonline/