29/02/2024

Vriten 25 palestinezë nga sulmet izraelite në Rafah

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të paktën 25 palestinezë janë vrarë në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, Izraeli ka vazhduar sulmet e tij edhe në ditën e 74-t. Thuhet se Izraeli i ka intensifikuar sulmet në qytetin Rafah në jug të Gazës dhe se në sulme kanë humbur jetën dhjetëra persona.

Në sulme janë vrarë 25 palestinezë, përfshirë fëmijë dhe gra. Bëhet e ditur se në bombardime kanë humbur jetën 14 persona nga familja Zarab, 8 nga familja Attiya dhe 3 persona nga familja Abdulal.

Ushtria izraelite krahas kampit të refugjatëve Nuseirat në Rafah ka bombarduar edhe rajonet Khan Younis dhe Deir Al-Balah.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...