25/06/2024

Vuçiq: Nuk mund të pranojmë asgjë që lidhet me njohjen e Kosovës apo anëtarësimin në OKB

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se afatet për marrëveshjen Kosovë-Serbi nuk kanë kuptim dhe se Serbia është e gatshme të përmbushë gjithçka që nuk ka të bëjë me njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB.

Këto, presidenti serb, sipas mediave në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi, i ka thënë për TV Prva më 29 tetor.

Siç kujtojnë mediat, Gjermania, Franca dhe Italia i kërkojnë Beogradit që de fakto ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe nga Kosova të formojë një komunitet komunash me shumicë serbe në Kosovë, duke cituar letrën e nënshkruar nga kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane, Giorgio Meloni.

Kjo letër vjen pasi liderët e tre vendeve kyçe të BE-së zhvilluan takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq më 26 tetor.

“… Unë thashë se jemi të gatshëm t’i përmbushim obligimet tona dhe shtova se nuk mund të pranojmë asgjë që lidhet me njohjen e Kosovës apo anëtarësimin në OKB”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai shtoi se ka më shumë se dhjetë vjet që dëgjon për afate të ndryshme për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se ato, sipas tij, nuk kanë kuptim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 27 tetor se është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe propozimin për formimin e një komuniteti të komunave me shumicë serbe, por se “pala serbe nuk ishte e interesuar për këtë”.

Kurti dhe Vuçiq zhvilluan takime të ndara me liderët e Bashkimit Evropian më 26 tetor, në margjinat e samitit të BE-së. Por takimet përfunduan pa asnjë rezultat. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...