16/06/2024

WhatsApp po rikthen një veçori të cilën e kishte larguar një vit më parë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

WhatsApp po rikthen për përdoruesit në ueb veçorinë “View once” për foto dhe video, një funksion i cili u largua një vit më parë “për arsye sigurie”.

Përdoruesit e WhatsApp mund të dërgojnë foto dhe video që mund të shikohen vetëm një herë para se të zhduken nga biseda, por veçoria është e disponueshme vetëm për përdoruesit e Android dhe iOS, transmeton Telegrafi.

Funksioni ishte ofruar më parë në versionet desktop dhe Web të aplikacionit.

Tani, një raport sugjeron që platforma e mediave sociale po rikthen funksionin “Shiko një herë” (për foto dhe video) për versionet e WhatsApp Web dhe WhatsApp për desktop.

Sipas një raporti, kompania po mundëson këtë opsion për Windows, macOS dhe pajisje të lidhura si iPad. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...