27/07/2024

Policia konfirmon vrasjen e gruas në Prishtinë, u gjet pa shenja jete në veturë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën  “Dalip  Alshiqi” në Prishtinë. Policia konfirmon se ne një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës femër, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip  Alshiqi” në Prishtinë.  Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.  Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim  dhe  ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...