13/06/2024

Xhaferi ndërpret seancën, deputetët e OBRM-PDUKM-së të revoltuar fillojnë të bërtasin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ka mbaruar debati për seancën e 123 në Kuvend, gjegjësisht për seancën për miratimin e nevojës për ndryshime kushtetuese.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ndërpreu seancën, pas çka u revoltuan deputetët e OBRM-PDUKM-së.

“Me që u apsolvua lista e të paraqiturve për fjalë, konstatoj se diskutimi ka përfunduar dhe këtu e ndërpres punën me këtë seancë dhe për vazhdimin do të informoheni në mënyrë plotësuese”, tha Xhaferi.

Pas kësaj, të gjithë deputetët e OBRM-PDUKM-së që ishin në sallë filluan të bërtasin dhe të përplasen me Xhaferin.

Kreu i Kuvendit tha se për vazhdimin e mëtejmë të seancës, opinioni do të njoftohet në kohë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...