08/10/2024

Xhavit Haliti dënohet me 1 mijë euro gjobë pasi sulmoi deputetin e LDK-së

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit, për sulm fizik ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashit, duke e dënuar me 1 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi ndaj Halitit u shpall të hënën nga gjykatësi Driton Berisha.

Sipas aktgjykimit, Haliti obligohet që gjobën prej 1 mijë euro ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi.

Sipas gjykatësit Berisha, në rast se i njëjti nuk dëshiron ose nuk mund ta paguajë dënimin me gjobë, gjykata do t’ia zëvendësojë dënimin me gjobë në dënim me burgim, duke ia llogaritur një ditë burgim me 20 euro gjobë.\Telegrafi\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...