10/10/2024

Përfundon mbledhja e nënshkrimeve në veri shkak i të cilave është shkarkimi i kryetarëve në Veri

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Nënshkrimi i peticioneve, i cili do të hapte rrugën për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës, tashmë ka përfunduar. Këtë e kanë konfirmuar përfaqësuesit e grupeve të cilat e kanë iniciuar këtë proces.

Darko Vuksanoviq, nga grupi për Zveçanin, ka konfirmuar se gjatë ditës së parë (e premte, 19 janar) është mbledhur numër i mjaftueshëm i nënshkrimeve.

Në komunën e Zubin Potokut, ku nënshkrimi është kryer gjatë periudhës 19-22 janar, janë mbledhur mjaft nënshkrime, ka konfirmuar Sërgjan Vuçiniq, njëri nga iniciatorët.

Paraprakisht, edhe Sanja Kërtiniq, nga grupi iniciator në Mitrovicën e Veriut, ka thënë se procesi i mbledhjes së nënshkrimeve ka përfunduar. Të shtunën, më 20 janar, janë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme edhe në komunën e Leposaviqit.

Iniciatorët e nënshkrimit të peticioneve nuk kanë specifikuar se sa qytetarë kanë nënshkruar, duke thënë vetëm se janë mbledhur më shumë nënshkrime se minimumi i kërkuar.

Pas dorëzimit të peticionit me nënshkrime, kryetari i kuvendit ka tri ditë kohë për t’ia përcjellë atë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shqyrtim dhe verifikim.

Nëse KQZ-ja konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë të përshtatshme dhe i verifikon ato, organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve. Që ky votim të jetë i suksesshëm, kërkohet 50 për qind plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Pas kësaj, rezultati i dërgohet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka një afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme.\REL\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...