25/06/2024

​Zbatimi i marrëveshjes me Serbinë mund të zvarritet

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zbatimi i marrëveshjes me Serbinë pritet të ketë zvarritje. Tetë ditë pas dakordimit në Ohër për aneksin e implementimit të marrëveshjes bazë për normalizimin e mardhënieve Kosovë-Serbi, palët ende nuk ka nisur hapat konkretë për zbatim të ujdisë, përkundër disa afateve të caktuara në aneks.

Problematike për shtyrje të mëtutjeshme të zbatimit të marrëveshjes po konsiderohen pika 7 për Kosovën, ku flitet për vetëmenaxhim të komunitetit serb apo Asociacionin dhe pika katër për Serbinë, në të cilën potencohet mospengesa e saj për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Mirëpo, zvarrrja e zbatimit të marrëveshjes, sipas njohësve të procesit të dialogut, varet nga presioni i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Profesori universitar dhe njohësi i procesit të dialogut, Seb Bytyçi thotë per KosovaPress se derisa kanë kaluar një javë nga dakordimi në Ohër ka indicie për vonesa në zbatim të marrëveshjes, në bazë të deklaratave të palëve.

“Sigurisht që do të ketë një zvarritje në implementim dhe pritet një rol i rëndësishëm i ndërmjetësuese BE-së dhe ShBA-së, ku zvarritja do të varet kryesisht nga presioni i tyre. Çështja e Asociacionit do të jetë çështja më e nxehtë, do të ketë negociata tjera për natyrën e Asociacionit dhe një çështje kontestuese është marrëveshja e vitit 2015 se a vlen ajo marrëveshje apo jo. Pozicioni i Kosovës është se ajo marrëveshje është rrëzuar në Gjykatën Kushtetuese dhe Kosova do të insistojë të formohet një Asociacioni vetëm në marrëveshjen e vitit 2013.

Pika shtatë e marrëveshjes që flet për vetë menaxhim duhet të shkojë bashkë me planin e implementimit në pikën ku thuhet se kjo duhet të zbatohet me gjitha marrëveshjet e mëhershme. Pra bëhet fjalë për gjitha marrëveshjet dhe nuk bëhet fjalë për një apo dy. Aty mund të përfshihen edhe çështje të tjera, siç janë marrëveshja energjinë elektrike në veri, Kosova mund të shfrytëzojë këtë pikë që të insistojë të zbatohen disa marrëveshje të tjera që kanë të bëjnë me vetëmenaxhim të komunitetit serb dhe jo patjetër që kanë të bëjnë me Asociacionin”, thotë ai./telegrafi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...