08/09/2024

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në botë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të gjithë kanë një ide kur bie fjala se kush janë futbollistët më të paguar në Evropë, por emri i cili kryeson listën e tyre mund t’iu befasojë.

Futbollistët e nivelit të lartë botëror paguhen jashtëzakonisht shumë, ani pse shumica nga ta nuk bëjnë pjesë në mesin e atletëve më të paguar në botë.

Këta janë ata që nuk luajnë në Evropë, por kjo nuk do të thotë se emrat më të mëdhenj në Ligën e Kampionëve nuk fitojnë aq shumë para.

Kylian Mbappe deri sa ishte pjesë e PSG-së ishte lojtari më i paguar në Evropë. Francezi fitonte 60 milionë euro në vit tek Parisi dhe kjo duke mos marr parasysh bonuset.

Sidoqoftë, që prej se u largua nga Ligue 1 për t’u transferuar tek Real Madridi, 25-vjeçari tani ka një pagë prej 26.3 milionë eurosh në vit dhe kjo ka bërë që ai të bie i treti në listë.

Kjo për shkak se Frenkie De Jong përfiton 31.5 milionë euro në vit në ‘Camp Nou’, duke e bërë atë futbollistin më të paguar në Evropë.

Bashkëlojtari i De Jong, Robert Lewandowski është lojtari i dytë më i paguar, me polakun që merr rreth 28 milionë euro çdo sezon në Kataloni.

Ka një diference të konsiderueshme mes Mbappes dhe Harry Kane, i cili përfiton 21 milionë euro në vit tek Bayern Munichu.

Të radhës në listë janë dyshja e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland, që paguhen 20.8 milionë euro dhe 19.5 milionë euro respektivisht.

Lista e plotë e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë:

1: Frenkie de Jong – 31.5 milionë euro

2: Robert Lewandowski – 28 milionë euro

3: Kylian Mbappe – 26.3 milionë euro

4: Harry Kane – 21 milionë euro

5: Kevin De Bruyne – 20.8 milionë euro

6: Erling Haaland – 19.5 milionë euro

7: David Alaba – 18.9 milionë euro

8: Dusan Vlahovic – 18.7 milionë euro

9: Mohamed Salah – 18.2 milionë euro

10: Casemiro – 18.2 milionë euro

11: Manuel Neuer – 17.6 milionë euro

12: Jude Bellingham – 17.5 milionë euro

13: Vinicius Junior – 17.5 milionë euro

14: Jan Oblak – 17.5 milionë euro

15: Thomas Muller – 17.2 milionë euro

16: Romelu Lukaku – 16.9 milionë euro

17: Raheem Sterling – 16.9 milionë euro

18: Leroy Sane – 16.8 milionë euro

19: Ousmane Dembele – 16.8 milionë euro

20: Joshua Kimmich – 16.4 milionë euro

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...