Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti të hënën për një vizitë në Madrid, ku pritet ta nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe për sigurinë me Spanjën.
Ai u mirëprit në aeroport nga Mbreti Felipe VI i Spanjës, sipas një videoje të postuar në faqen e presidentit ukrainas në Facebook.
Zelensky do të mbajë takim me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, para nënshkrimit të marrëveshjes për sigurinë, raportojnë mediat spanjolle.
Gazeta spanjolle El Pais, ka raportuar se Madridi synon t’i dërgoj Ukrainës raketa për kundërajrorin Patriot dhe tanke Leopard, përmes një pakoje armësh në vlerë 1.4 miliard dollarë.