10/12/2024

Zgjedhjet në veri, Kryeziu: Çdo veprim ndaj kryetarëve aktualë është shkelje e ligjit dhe Kushtetutës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se procedura për zgjedhjet në katër komunat veriore është një procedurë e ndërlikuar, për shkak se rast i tillë nuk ka ndodhur më herët në Kosovë.

Kryeziu tha se për të dhënë dorëheqje kryetarët, ata duhet të kenë një arsyetim “të thellë”.

“Me sa e kam parë nga aspekti profesional dhe politik, duhet një arsyetim i thellë se pse duhet të largohet kryetari i komunës. Me sa kam vërejtur unë veprimtarinë e kryetarëve të komunave, ata nuk kanë bërë asnjë shkelje, as në aspektin e kompetencave të tyre vetanake ose të deleguara ose shkelje të tjera ligjore apo kushtetuese, kështu që çdo veprim i cili bëhet ndaj këtyre kryetarëve, është shkelje e ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Kryeziu në RTV21.

Ish-gjyqtari tha se kryetarët e tanishëm kanë të drejtë që të jenë kryetarë edhe për dy vjet tjera.

Ai tha se 20 përqind e votuesve të regjistruar duhet të nënshkruajnë peticionin për t’u rimbajtur zgjedhjet.

“Duhet të bëhet një peticion apo një kërkesë, e cila duhet të dërgohet në asamblenë përkatëse dhe kryetari i asamblesë duhet të përcjellë në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe kjo ministri duhet të bashkëpunoj me Qeverinë”, deklaroi Kryeziu.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është shprehur i gatshëm të organizojnë zgjedhjet e reja në komunat në veri të Kosovës, kurdo që i kërkohet nga institucionet përgjegjëse.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi,  ka thënë se KQZ-ja si institucion i përhershëm kushtetues, e ka për detyrë kryesore organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...