18/05/2024

​Zjarri në IML, Haxhiu: S’e dija që mustaqet e Jasharit dhe gishti i Boletinit kanë qenë në zyrë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar të enjten se nuk ka qenë në dijeni se mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit kanë qenë në zyrën e një eksperti të mjekësisë ligjore. Ajo ka thënë se të njëjtat nuk janë pronë e Institutit të Mjekësisë Ligjore, por pas lufte i janë dhuruar njërit nga ekspertët.

Ajo i është përgjigjur edhe akuzave të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili kërkoi përgjegjësi pas rastit të zjarrit në këtë institut. Haxhiu ka thënë se Tahirit “duhet t’i vije turp kur të flas”.

“Me qenë si ti, mua më kishte ardhur turp të flas, sepse ke qenë ministër i Drejtësisë dhe na thuaj këtu se cili ka qenë veprimi ndonjëherë i yti për të adresuar problemet të cilat i ke pasur në IML. As edhe një të vetëm, asnjëherë. Sepse nuk e ke pasur interesin me i rregullua problemet që janë në institucione, me i adresu reformat në institucione. Keq ma ke lënë IML-në, keq ma ke lënë Shërbimin Korrektues, që janë dy institucione të ndjeshme.

Prandaj, nëse s’ke bërë asgjë si ministër i Drejtësisë, tashmë të paktën mundesh me hesht. Ose nëse nuk hesht mos me tentu me hedh këtu hi para deputetëve të Kuvendit, rrjedhimisht edhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ministrja.

Në seancë planare, Haxhiu është shprehur se nuk ka pasur informacione se mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit ndodhen në zyrat e IML-së.

“Sa i përket mustaqeve dhe gishtit të Isa Boletinit, siç është përmendur në media, ato nuk kanë qenë pronë e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Sepse Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka të drejtë që të mbajë gjëra të tilla. Siç na është thënë në vitin 2000, familjet dhe Jashari ja kanë dhënë njërit prej ekspertëve të mjekësisë ligjore.

Pra, familjet ja kanë dhënë atij dhe personi i ka mbajtur në zyre, po ta dija unë mendoj që do të duhej që ato t’i mbante shteti. Unë s’kam pasur informacione që kanë qenë në zyrën e njërit prej ekspertëve të mjekësisë ligjore”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka shtuar se nuk do ta bëjë drejtor të Institutit, dikë që ka pasur çelësin e vendit ku ruhen mostrat e Astrit Deharit.

“Nuk do ta bëjë drejtor dikë që ka pasur çelësin e vendit ku ruhen mostrat e Astrit Deharit. Pa folur drejtësia për këtë, në momentin kur flet drejtësia dhe të tregojë se kush është personi i përveçëm që i ka vjedhur mostrat e Astrit Deharit, atëherë sigurisht që do të vazhdojë me procedurën e përzgjedhjes së drejtorit të IML-së”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...