08/09/2024

Epidemia psikogjene

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Shkruan: MR. SCi Specialist i Mjekësisë Emergjente
Epidemia psikogjene është një fenomen mirë i studiuar dhe i dokumentuar. Një definicion e definon epideminë psikogjene si formë kolektive të sjelljes dhe përfshinë histerinë në masë, çrregullim psikogjen në masë dhe kontagjionin histerik për të cilin nuk ka spjegim të qartë. Me një fjalë, një problem psikologjik përhapet në popullatë sikurse që përhapet një infeksion.
Përhapja e befasishme dhe në masë e fenomenit të transgjenderizmit i ngjanë një epidemie psikogjene tipike. Në thelb të transgjenderizmit është një çrregullim i quajtur disforia gjinore, e cila e bën njeriun të ndihet jokomod me gjininë që i takon. Disforia gjinore ka qenë e njohur edhe më herët mirëpo ka prekur një numër shumë të vogël njerëzish, të cilët edhe ashtu e kanë tejkaluar me kalimin e moshës. Sot disforia gjinore papritmas është shndërruar në një trend, ku femra e meshkuj të moshës së re papritmas e identifikojnë veten me disfori gjinore në masë aq të madhe sa askush nuk mund ta spjegojë. Këtij trendi i kanë ndihmuar në masë të madhe rrjetet sociale, mediat dhe politikanët (kryesisht të ekstremit të majtë neoliberal), duke e shndërruar këtë në një sfidë të vërtetë mjekësore, politike dhe sociale. Papritmas djem e vajza të reja deklarojnë se nuk ndihen mirë me gjininë që i takojnë dhe identifikohen me gjininë e kundërt, dhe fillojnë të marrin terapi hormonale e disa edhe intervenime kirurgjike për të ndryshuar gjininë ose për tu bërë siq shprehen “gender neutral”.
Vetëm në vitin 2021 në Amerikë, afërsisht 122 000 persona i janë në nështruar trajtimit hormonal për disfori gjinore dhe janë identifikuar si transgjender. Tashmë është bërë e zakontë që në gara sportive femërore të garojnë edhe meshkuj biologjikë të cilët e identifikojnë veten si femra, apo në toaletet e femrave të shihen meshkuj biologjikë të cilët vishen dhe identifikohen si femra. Edhe më i çuditshëm është fakti se shumë klinika mjekësore në Amerikë e aplikojnë pa problem terapinë e bllokimit të hormoneve, përkundër alarmit të lëshuar nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, se terapia me bllokatorë hormonalë është e dëmshme për shëndetin e fëmijëve, dhe përkundër mungesës së hulumtimeve mjekësore adekuate të cilat vërtetojnë arsyeshmërinë e terapisë hormonale. Në shumë raste kjo bëhet edhe pa lejen e prindërve. Shumë femra i nënshtrohen edhe mastektomisë bilaterale (hjekjes së gjinjëve) për të mos u identifikuar si femra. Pra shkelet në mënyrë të qartë parimi i parë i mjekësisë që thotë “së pari mos bëj dëm” (primum non nocere).
Epidemia psikogjene e transgjenderizmit ndoshta është më e madhja e llojit të vet dhe me pasojat më të rënda deri sot. Deri ku do të shkojë kjo çmenduri, mbetet të shihet, por nuk ka dyshim se pasojat do të ndjehen për një kohë të gjatë. E nuk ka si mos të ndjehen kur para syve të të gjithë opinionit ndodhë sterilizimi masiv i fëmijëve në mënyrë të papenguar, dhe atë në emër të trajtimit mjekësor.
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...