26/07/2024

Greqia: Janë tejkaluar kufijtë e vetmbrojtjes së Izraelit në Gaza

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis, duke folur lidhur me sulmet e Izraelit kundër Gazës tha se “Ta pranojmë se ajo që po ndodh tani në Gaza ka tejkaluar përtej masave të nevojshme. Sigurisht që (Izraeli) ka të drejtën e vetëmbrojtjes por është e rëndësishme edhe se si përdoret kjo e drejtë”, transmeton Anadolu.

Duke folur në panelin me temë “Pasiguritë dhe axhenda kombëtare”, Gerapetritis shpjegoi se bota sot po përballet me revizionizmin dhe krizat e klimës, migracionit, mungesës së ushqimit dhe shëndetit publik.

Sipas Gerapetritis, këto probleme përbëjnë pasiguri dhe pengojnë parashikimet për planifikimin politik. “Një ministër i mirë nuk është si më parë një ministër largpamës (që ka parashikim), por një ministër i cili ka plan për të gjitha skenaret”, tha ai.

“Kriza e përjetuar në Lindjen e Mesme” mund të dalë nga kontrolli dhe të rrisë dimensionet, paralajmëroi Gerapetritis duke thënë se qëndrimi i Greqisë për këtë çështje është; popullata palestineze të veçohet nga Hamasi, Izraeli të përdorë të drejtën e tij për vetëmbrojtje në kuadrin e ligjit ndërkombëtar, zgjidhja me dy shtete në kufijtë e 1967 dhe mbrojtja e civilëve.

Ministri Gerapetritis njoftoi se Greqia merr pjesë në mënyrë aktive brenda të gjitha bisedimeve për hapjen e “korridorit detar humanitar” për Gazën. “Kemi vizituar Izraelin edhe për të treguar mbështetjen tonë edhe për të nënvizuar kufijtë që duhet t‘u përmbahet Izraeli”, theksoi ai.

Pamjet e ardhura në muajin e fundit nga Izraeli dhe Gaza i kanë pikëlluar shumë të gjithë, tregoi Gerapetritis. Ai duke fajësuar palën palestineze për fillimin e konfliktit më 7 tetor tha se “Por në anën tjetër ta pranojmë se ajo që po ndodh tani në Gaza ka tejkaluar përtej masave të nevojshme. Sigurisht që (Izraeli) ka të drejtën e vetëmbrojtjes por është e rëndësishme edhe se si përdoret kjo e drejtë”.\Mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...