13/01/2025

Hyjnë me forcë në zyren e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë deputetët e opozitës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Garda e Republikës ka ndaluar deputetët e opozitës të hyjnë në ambientet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë.

Deputetët janë përplasur me punonjësit e Gardës dhe kanë hyrë me forcë në zyrën e kryetares së Parlamentit Lindita Nikolla, e cila nuk ndodhej aty për momentin.

Pamjet u shpërndanë live në rrjete sociale nga deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti.

Në video dëgjohet deputeti Flamur Noka i cili thotë “ta harrojnë po s’u plotësuan të drejtat e opozitës”.

Deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë ngritjen e komisioneve parlamentare dhe pezullimin e përjashtimit të deputetëve për të lejuar Kuvendin të vijojë aktivitetin normal.

Tensionet e para nisën fillimisht mëngjesin e kësaj të mërkure, ku demokratët bllokuan mbajtjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila u shty për në orën 13:00.

Gjatë kohës që deputetët e PD po përplaseshin me Gardën dhe hynë në zyrën e Nikollës, kjo e fundit ndodhej në ambientet e Konferencës së Kryetarëve, ku nisi prezantimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...