22/07/2024

Në Shqipëri sipas juristëve drejtësia e vonuar po shkakton pasoja ekonomike dhe sociale

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Shqipëri vonesat në dhënien e drejtësisë sipas juristëve po sjellin pasoja në jetën ekonomike dhe sociale të vendit. Në sistemin e drejtësisë largimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve si pasojë e procesit të Vettingut, kanë sjellë boshllëqe dhe qytetarët nuk po marrin drejtësi brenda një afati të arsyeshëm.

Gjykata e Apelit në Tiranë e vetmja e këtij lloji në vend, ka numrin më të ulët të gjyqtarëve në detyrë krahasuar me gjykatat e tjera, ndërsa stoku i dosjeve ka ardhur duke u rritur. Këshilli i Lartë Gjyqësor i tha Zërit të Amerikës se po harton një strategji për uljen e çështjeve të prapambetura në të gjitha gjykatat.

Në Shqipëri sistemi i drejtësisë vijon të mbetet i mbërthyer nga ngërçi i vendeve bosh si pasojë e largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga procesi i Vetting-ut. Sot në këtë sistem mungojnë 39% e gjyqtarëve dhe 31 % e prokurorëve dhe situata paraqitet e përkeqësuar krahasuar me dy vite e gjysmë më parë.\Telegrafi\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...