24/02/2024

Cameron do të vizitojë Romën dhe Parisin për të bërë thirrje për armëpushim

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron do të udhëtojë të martën në Paris dhe Romë për të zhvilluar bisedime mbi çështje të ndryshme, përfshirë “situatën dëshpëruese humanitare në Gaza”, me liderët rajonalë, transmeton Anadolu.

Cameron do të zhvillojë bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorgia Meloni si dhe me homologët e tij.

“Në një kohë krizash të paqëndrueshme ndërkombëtare, Sekretari i Jashtëm David Cameron do të vizitojë kryeqytetin francez dhe atë italian sot (19 dhjetor) ku do të trajtohet kriza gjithnjë e më e thellë humanitare në Gaza si dhe për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën gjatë periudhës së dimrit”, thuhet në deklaratën e qeverisë britanike.

Cameron do të “përsërisë thirrjen për armëpushim të qëndrueshëm, që do të çojë në paqe të qëndrueshme dhe për një koordinim më të madh midis aleatëve evropianë për të siguruar që ndihmat që shpëtojnë jetë të mund të hyjnë në Gaza për të lehtësuar vuajtjet e popullit palestinez”.

Vizita e Cameronit për të kërkuar armëpushim të qëndrueshëm në Gaza vjen një ditë pas një debati në qeverinë britanike, e cila ka refuzuar të bëjë thirrje të tillë që nga 7 tetori, duke deklaruar vazhdimisht se Izraeli ka “të drejtë të mbrohet”.

Vërejtjet e kryeministrit britanik, Rishi Sunak të hënën se nevojitet “armëpushim i qëndrueshëm” në Gaza pasi “shumë jetë janë humbur” nga bombardimet izraelite, erdhi pas thirrjeve prej disa javësh që po i drejtohen qeverisë nga shumë grupe humanitare në Britani.

“Derisa përballemi me disa nga sfidat më të mëdha të sigurisë ndërkombëtare ndonjëherë, përgjigjja jonë duhet të jetë një forcë dhe qëndrueshmëri me aleatët tanë evropianë”, tha Cameron përpara vizitës në Francë dhe Itali.

“Nga situata e dëshpëruar humanitare në Gaza, te brutaliteti i Putinit në Ukrainë, është më e rëndësishme se kurrë të forcojmë aleancat tona dhe të sigurohemi që zëri ynë të dëgjohet”, shtoi ai.

Cameron gjatë takimeve të tij do të “kërkojë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën për të mbrojtur veten me mjete ushtarake, humanitare dhe ekonomike ndërsa do të trajtohet edhe migracioni i paligjshëm”.\Mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...