25/02/2024

Pentagoni bashkon forcat kundër sulmeve në Detin e Kuq kundër anijeve tregtare

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pentagoni njoftoi se SHBA po bashkon forcat në një pakt ushtarak prej 10 vendesh për të luftuar kërcënimet terroriste në Detin e Kuq pas një serie sulmesh me dron dhe raketa në anijet tregtare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin që njoftoi paktin – i cili përfshin gjithashtu Mbretërinë e Bashkuar, Bahreinin, Kanadanë, Francën, Italinë, Holandën, Norvegjinë, Seychelles dhe Spanjën.

Ndryshe, anijet që kalojnë tranzit në Detin e Kuq që janë sulmuar nga dronët dhe raketat balistike të gjuajtura nga zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit.

Grupi ka thënë se sulmet janë në përgjigje të luftës Hamas-Izrael.

Dhe serioziteti i sulmeve, disa prej të cilave kanë dëmtuar anijet, ka bërë që kompanitë e shumta të anijeve të urdhërojnë që anijet e tyre të ndalojnë së lëvizuri dhe të mos hyjnë në ngushticën Bab el-Mandeb derisa të adresohet çështja e situatës së sigurisë.

Houthit, që “sundojnë” pjesën më të madhe të Jemenit, thonë se sulmet e tyre janë një shfaqje mbështetjeje për palestinezët dhe janë zotuar se do të vazhdojnë derisa Izraeli të ndalojë ofensivën e tij në Rripin e Gazës – më shumë se 1000 milje nga selia e pushtetit Houthi në Sanaa. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...