05/10/2024

239 vajza dhe djem i bashkohen së shpejti Forcave të Armatosura të Shqipërisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vëngu informoi sot se 239 vajza dhe djem do të nisin stërvitjen individuale bazë për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Vëngu tha se “33 vajza dhe 206 djem do të stërviten përreth 3 muaj përpara se të betohen si ushtarë apo detarë të Forcave të Armatosura”.

“Rritja e ndjeshme e pagave gjatë viteve të fundit, ka rikthyer vëmendjen e të rinjve drejt Forcave të Armatosura, megjithatë ka ende vend edhe për më shumë të rinj me vullnet, por edhe për trajtim më të mirë financiar, për të cilin zotohemi të punojmë përditë”, theksoi ministri Vëngu.

Vëngu bëri të ditur gjithashtu se në fazën e fundit të rekrutimeve për ushtar/detar në Forcat e armatosura janë regjistruar 290 dhe janë skualifikuar 50. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...