17/06/2024

Pasojat e bullizimit tek fëmijet

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Bullizmi njihet ndryshe si forma më lartë e talljes dhe përçmimit. Efektet e këtij fenomeni në shoqëri po marrin përmasa të frikshme.

Një studim i fundit në rang kombëtar nga organizata botërore e shëndetësisë (OBSH), ku u përfshinë studiues evropianë dhe shqiptarë, në 141 shkolla nga klasa e katërt deri në të mesme, u konstatua se një në pesë nxënës ose mbi 20% janë prekur nga simptoma e bullizmit nëpër shkolla. 10% janë viktima, 6% agresor dhe 4% agresor edhe viktima bashkë.

Sipas psikologes Blerina Kaja, pasojat e bullizmit janë një problem i madh në shoqërinë tonë.

Intervistë e plotë me psikologen Blerian Kaja, mbi fenomenin e bullizimit

Si ka ndryshuar rolit i psikologes në syrin e adoleshentëve, dhe sa i nevojshëm është ai?

BK: Duhet thënë që rolit i psikologut në Shqipëri është ende ne evolucion, megjithatë adoleshentët kanë filluar të mësohen më rëndësinë që ka ai.

Një ndër fenomenet më shqetësuese së fundmi në Shqipëri, dhe në gjithë vendet e botës është bullizmi. Sa mendoni që është përqindja e fëmijëve të bullizuar në shkollën tuaj?

BK: Sipas një sondazhi që është kryer në shkollën tonë, në mënyrë të fshehur, ka rezultuar se përqindja e fëmijëve të bullizuar, varion në 25% të fëmijëve. Ç’ka do thotë që fenomeni është shumë shqetësues.

Si mund të dallohen fëmijët që po përballen me bullizmin?

BK: Ky është një fenomen shumë i ndjeshëm, dhe shqetësues. Fëmijët të cilët bullizohen, janë gjithmonë të tërhequr dhe ndrojtur nga shoqëria. Rrinë thuajse gjithmonë të vetmuar, dhe shihen duke qarë shpesh herë.

Sa të interesuar janë prindërit për të ditur gjendjen e fëmijëve të tyre?

BK: Vitet e fundit është vëne re një rritje e ndërgjegjësimit të prindërve mbi fenomenin. Ata kanë një rol shumë të rëndësishëm, nëse arrijnë të kapin në kohë depresionin e fëmijës së tyre.

Cilat janë format më të shpeshta të bullizmit, që ushtrohen te këta fëmijë?

BK: Ka disa forma, që varjojnë , në bullizëm fizik, kur një grup nxënësish sulmojnë më të dobëtit. Bullizm verbal, përfshinë ofendimet, talljet, të folurin racist. Bullizmi i maskuar, zakonishit ndodh pas shpine.

Fëmijët e bullizuar, a ka gjasa të vuajnë nga çekuilibrime të shëndetit mendor?

BK: Një studim i ri ka treguar se fëmijët të cilët janë viktimë e bullizmit janë rreth 40% më shumë të rrezikuar për çrregullime të shëndetit mendor në moshën 20 vjeçare. Po ashtu, është parë se të rinjtë me histori bullizmi kanë 35% më pak gjasa të jenë të punësuar.

Cilat mund të jenë pasojat te këta fëmijë?

BK: Pasojat janë të shumta. Shumë fëmijë nga depresioni arrijnë rezultate më të ulët anë mësime, gjithashtu mundësia që fëmijët të përdorin drogë apo alkool rritet.

A mund që mendimet e fëmijëve dhe adoleshentëve , të shkojnë deri te vetëvrasja?

BK: Fatkeqësisht po. Depresioni, ankthi, pasiguria, mungesa e ulët e vetëbesimit është në një shkallë aq të lartë, sa shumë prej tyre arrijnë të mendojnë vetëvrasjen.

A keni trajtuar ndonjë rast personalisht, dhe cili është ai?

Fëmijët e bullizuar janë shumë të ndrojtur, për të folur. Por jam ndeshur me disa raste, që ju kam dhënë ndihmën time.  Do doja të veçoja një djalë, 14-vjeçar, i cili kishte kohë që bullizohej. Ai vinte gjithmonë vonë në shkollë, dhe ishte gjithmonë vetëm. E mora ne një seancë, dhe e pyeta çfarë e shqetësonte?

Ai filloi të dridhej dhe qante. Nuk fliste dot. Pasi u qetësua, më tregoi shenjat që bashkëmoshatarët i kishin lënë në trup.

“Ata më qëllojnë gjithmonë, më marrin gjërat me dhunë, më keqtrajtojnë, tallin dhe imitojnë sa herë flas”-tha Alesio.  Ishte një rast i dhimbshëm, por së bashku ia dolëm.

Dhe si veprohet në raste të tilla? Çfarë mund të bëjë një psikologe në këtë rast?

BK: Çështja është shumë delikate, ne e trajtojmë me shumë kujdes seancë pas seance, në mënyrë që fëmija të arrijë të fitojë vetëbesim dhe më pas të përballet me bashkëmoshatarët. Tashmë ka organizata të mëdha që po merren me ketë çështje.

Ne krijojmë grupe nëxënësish në mënyrë që flasin bashkërisht për ndjesitë që kanë, dhe kuptojnë njeri-tjetrin.

Një këshillë e fundit që do donit t ju jepnit fëmijëve dhe prindërve?

BK: Fëmijët duhet të mundin frikën tyre. Ndërsa rol shumë të rëndësishëm kanë prindërit, ata duhet t’i dëgjojnë dhe vëzhgojnë në detaje fëmijët e tyre, si dhe të kuptojnë ndryshimet e vazhdueshme te fëmijët.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...