22/11/2024

Maldivet ndalojnë hyrjen e izraelitëve në shenjë proteste për luftën në Gaza

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Maldivet kanë njoftuar se do t’i ndalojnë hyrjen shtetasve izraelitë në vendin e tyre, vendim i cili vjen pas luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

 

 

 

Zyra e presidentit të Maldiveve, Mohamed Muizzu, tha se kabineti i tij kishte vendosur të ndryshonte ligjet për të parandaluar hyrjen e mbajtësve të pasaportave izraelite në vend dhe do të krijojë një nënkomision për të mbikëqyrur procesin, raporton CNN-i.

Gjithashtu, Muizzu është shprehur se do të emërojë edhe një të dërguar special për të vlerësuar nevojat palestineze dhe për të nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi presidenti dënoi një sulm ajror izraelit në një kamp të zhvendosur në Rafah, i cili vrau të paktën 45 palestinezë dhe plagosi më shumë se 200 persona.

 

 

“Së bashku me qeverinë dhe popullin e Maldiveve, unë bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, një fund të dhunës dhe aksesit të papenguar humanitar,”  shkruajti presidenti në javën e kaluar.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...