Izraeli godet shkollën ku kishte edhe persona nga OKB-ja në Gaza. 18 të vdekur, përfshirë gjashtë punonjës të OKB-së. Kjo e fundit dënon shkeljen e ligjit humanitar.
Gjashtë persona nga stafi i OKB-së në Gaza së bashku mes 18 viktimash të tjera palestineze mbetëm të vrarë nga sulmi i fundit ajror izraelit mbi një shkollë të operuar nga OKB-ja.
Sipas Mbrojtjes Civile të Gazës, shkolla, e vendosur në kampin e refugjatëve Nuseirat, po përdorej si strehë për mijëra palestinezë të zhvendosur. Ushtria izraelite deklaroi për sulmin se i njëjti kishte vënë në shënjestër terroristët që po planifikonin sulme nga shkolla, duke theksuar se ishin marrë masa për të shmangur dëmtimin e civilëve. Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e quajti sulmin një “shkelje dramatike të ligjit ndërkombëtar humanitar”.
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, deklaroi se ky ishte numri më i madh i të vrarëve nga stafi i tyre në një incident të vetëm që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit në tetor. Sulmi i fundit shënon herën e pestë që kjo shkollë është goditur brenda 11 muajve. Hamas, të cilin Izraeli, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera e konsiderojnë grup terrorist, mohon përdorimin e shkollave dhe vendeve civile për qëllime ushtarake.