23/07/2024

88.000 palestinezë urdhërohen nga Izraeli që të evakuohen nga Gaza perëndimore

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Izraeli ka dhënë urdhra të reja për evakuim të lagjeve në pjesën perëndimor të Gazës, ku 88.000 palestinezë jetojnë në strehimore, njoftoi agjencia humanitare e OKB-së (OCHA).

Zona e cila përfshinte kampin e refugjatëve Ash Shati, ishte shtëpia e pothuajse 300.000 palestinezëve para 7 tetorit, theksoi OCHA në përditësimin më 29 janar.

“Urdhri i ri mbulonte një sipërfaqe prej 12.43 km2, që përbën 3,4 për qind të sipërfaqes totale të Rripit të Gazës”, shtoi OCHA.

Rreth 1 për qind e Rripit të Gazës është vendosur nën urdhra të tillë, që kur Izraeli filloi të lëshonte afate evakuimi më 1 dhjetor, shtoi OCHA.

Banorëve të qytetit të Gazës në perëndim iu tha të iknin në jug, pavarësisht nga një numër i madh palestinezësh që u larguan nga Khan Younis ditët e fundit dhe kushtet e rrezikshme të mbipopullimit në Rafah.\Mesazhi\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...