1. Ti je më i mirë sesa të të ngushtohet gjoksi yt, të keqkuptohet kuptimi yt, të komentohet vepra jote si me mendjemadhësi, ti je më i mirë me injorimin tënd, i të gjithë atyre që duan ta ndyjnë pastërtinë e jetës sate!
2. Mësova që mos t’i besoj atij që flet për njerëzit, sepse ai do t’u flasë njerëzve për mua!
3. Nuk ka dallim mes ngjyrës së kripës dhe sheqerit, të dy janë njëngjyrësh, mirëpo dallimin mes tyre e vëren pasi i provon. Të tillë janë edhe njerëzit!
4. Prite çdo gjë nga të gjithë njerëzit, që mos të fundosesh nën titullin e quajtur “goditje e papritur”!
5. Mosinteresimi yt rreth mendimeve të të tjerëve për ty, konsiderohet fshehtësi nga fshehtësitë e lumturisë!
6. Nëse njerëzit flasin keq për ty, thuaj ashtu si tha Hasan El-Basrij, Allahu e mëshiroftë:
“Mirë se vjen me një të mirë që nuk e veprova, e as për të nuk u mundova, e as që depërtoi në të mahnitja e as dyfytyrësia!”
7. Urtësinë më të mirë që mund ta marrësh në jetë: Mos të të interesojë ajo që flitet për ty! Ti e di se kush je, dhe Allahu e di gjendjen dhe qëllimin tënd, mos pakëso asgjë nga vlerat e tua për t’i shfajësuar veprimet e tua! Fshehtësia e dështimit në jetë është të tentosh t’i kënaqësh të gjithë!
8. Edhe përskaj gjithë atij uji të ëmbël, që bie nga qielli në det, uji i detit prapë mbetet i kripur, prandaj mos e lodh veten, sepse disa njerëz nuk ndryshojnë, sado të përpiqesh!
9. Njerëzit i ndryshojnë fytyrat e tyre për çdo ditë, për këtë arsye mos e kërko vlerën tënde në fytyrat e njerëzve!
10. Kulmi i besimit: Të mos u kushtosh rëndësi atyre që tallen me ty, ngase ti e njeh veten se kush je dhe e di se kush janë ata!
11. Sado që të tjerët shprehin ndaj teje urrejtje dhe zili, injorimi yt ndaj atyre ndjenjave do t’i vrasë ata, dhe ai që dëmtohet do të jetë ziliqari e jo ti, a nëse fillon të mendosh dhe të merresh me ta, nuk do të dëmtohet askush tjetër përveç teje!
12. Kur për ty flitet tepër, pa marrë parasysh mirë apo keq, ji i bindur se ti i angazhove të tjerët përreth teje deri në atë gradë, saqë e lanë atë që iu intereson dhe u përkujdesen për ty! Ti vazhdoje suksesin tënd dhe ata lëri të kënaqen me muhabete!
13. Nuk më njohën, por folën për mua, më bënë padrejtësi, dhe deshi Allahu që ata të m’i fshijnë gjynahet e mia. I falënderoj ata!
14. E njihni emrin tim dhe nuk e njihni tregimin tim, e dini se çfarë kam bërë dhe nuk i dini situatat nëpër të cilat kam kaluar! Ata u ndalën të më gjykojnë dhe e harruan veten e tyre!
15. Flasin për ty pas shpine, ngase me të vërtetë, ata janë mbrapa teje!
16. Po që se bankat na i tërheqin paratë atëherë kur përgojojmë apo fyejmë dhe i vendosin në llogarinë e atyre që i përgojojmë, do të heshtnim që t’i ruanim ato! Prandaj, a janë të hollat tona të përkohshme më të shtrenjta sesa veprat tona të përhershme?!
17. Mos më lajmëroni për atë që më urren apo flet për mua, më lini t’i dua të gjithë dhe ta kem mendimin se të gjithë më duan!!
18. Vetëm injoroni gjërat e dëmshme dhe ato që nuk ju interesojnë, keni për ta gjetur veten në kulmin e lumturisë.
Pjesë nga libri “Nga dhembja drejt lumturisë” – Irfan Jahiu