Çmimet e menyve të iftarit këtë vitë janë një bekim për myslimanët.
Këto çmime të kripura si duket do të na kthejnë në versionet shtëpiake të iftarit, e në këtë mënyrë me pritje të mysafirëve do të mbajmë bereqetin në shtëpitë tona e jo ta lejmë bereqetin e mysafirëve e të na “hajnë” lokalet e hotelierisë…
“Kush i jep iftar një agjëruesi do të ketë një shpërblim të ngjashëm me të tijin, pa i zvogëluar aspak shpërblimin agjëruesit (që i dha iftarin).”
Tirmidhiu, Ibn Maxhe.
Në mesin e selefëve kishte nga ata që u ofronin ushqim vëllezërve të tyre gjatë agjërimit dhe uleshin e u shërbenin atyre, si shembulli i Hasanit dhe Ibn Mubarekut.
Ebu Sivar el-Adevi ka thënë:
“Burrat e fisit Beni Adij faleshin në këtë xhami dhe asnjëri prej tyre nuk e prishte iftarin i vetëm. Nëse gjenin dikë që t’u bashkohej ata hanin me të, përndryshe merrnin ushqimin e tyre në xhami dhe hanin me njerëzit.”
Zoti na dhashtë bereqet në sofrat tona!
Përgatiti: Hoxhë Irfan Salihu






