07/07/2025

Historia e një djaloshi të verbër në: “Thuhet”

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në edicionin e radhës ishte i ftuar Betim Bregovina, djaloshi i verbër që kishte humbur shikimin në moshë shumë të vogël.

Ai, në emisionin “Thuhet”, shpalos të dhëna për jetën e tij, flet për ngacmimet dhe bullizmin e shkaktuar atij, traumat si fëmijë dhe jo vetëm.

Ai tregon se si është ndjerë kur fëmijët, por dhe të rriturit e përqeshnin dhe e bullizonin atë.

Ai, në emisionin “Thuhet”, me Labinot Azemin thotë se, kur isha fëmijë, nuk më linin të luaja dhe nëse më linin, më thonin, lëre mos ia prishni lojën sepse ai është i verbër nuk sheh është gjynah.

Betimi shprehet se kjo e bëri që të ndjehet jashtëzakonisht keq.

Ai shprehet se fëmijëria e tij ka qenë shumë e vështirë kur në shkollën fillore e shoqëronte motra në shkollë, por djaloshi ia doli t’u bënte ballë të gjitha paragjykimeve, pavarësisht se çka do të flisnin për të.

Betimi sot ështe psikolog në një shkollë, fotograf e autor i shumë librave tashmë të botuar.

Autori dhe moderatori i emisionit “Thuhet”, Labinot Azemi, po vazhon të trajtoj tema të tilla, duke ftuar në emision njerëz profesionesh e profilesh të ndryshme, por që duan dhe meritojnë të kenë vëmendjen tonë si shoqëri, andaj, autori po mundohet që përmes ekranit dhe emisionit të tij të ngris çështje të tilla, andaj secili që ka një histori dhe do ta shpalos atë, jeni të mirë se ardhur në mënyrë që bashkë ta luftojmë çdo fenomen që na dëmton si shoqëri!

Historia e djalit të verbër ishte ndër historitë më prekëse dhe shumë domethënëse për të gjithë ne.

Ai është modeli që duhet ta ndjekim të gjithë dhe të besojmë në atë se, çdo gjëje në jetë mund ta arrijmë dhe t’ia dalim, mjafton të kemi besimin tek Zoti dhe vullnetin e këmbënguljen në realizim të ëndërrave tona.

RTI-shqip.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...