Një Bisedë e Veçantë me Hoxhën në Pension, Fail Idrizi nga Vitia
Ishte privilegj dhe kënaqësi të kalojmë disa momente të veçanta me hoxhën në pension, Fail Idrizi, nga Vitia. Një bisedë që na mbushi me reflektime dhe mirënjohje për të kaluarën, për zakonet dhe traditat që na kanë formuar si shoqëri, si dhe për sfidat dhe peripecitë që brezat para nesh kanë kaluar.
Kur jemi përballë tij, ndjejmë qetësinë dhe urtësinë që vetëm një njeri me përvojë të pasur mund ta sjellë. Të flisnim për jetën e tij, për vitet e gjata të shërbimit si hoxhë dhe për rolin që ka pasur në ruajtjen e vlerave tona tradicionale. Ai na tregoi për kohët kur traditat ishin shtylla kryesore e jetës së njerëzve dhe për përpjekjet që duheshin bërë për t’i mbajtur ato gjallë në periudha të vështira.
Gjatë bisedës, hoxha ndau histori të jashtëzakonshme nga e kaluara e tij, histori që na bënë të kuptoj më mirë se sa shumë kanë sakrifikuar njerëzit për të ruajtur identitetin dhe besimin e tyre. Ai foli për sfidat e përditshme të jetës, për mënyrën se si njerëzit përballeshin me vështirësitë dhe për rëndësinë e bashkësisë dhe të ndihmës së ndërsjellë.
Një pjesë e bisedës u përqendrua te zakonet dhe traditat që, sipas tij, janë një thesar që nuk duhet humbur kurrë. Ai na kujtoi se këto tradita nuk janë thjesht zakone të thjeshta, por janë një lidhje e gjallë me të kaluarën tonë dhe një udhërrëfyes për të ardhmen. Fjalët e tij na bënë të mendojmë për rëndësinë e ruajtjes së këtyre vlerave dhe për rolin që secili prej nesh ka në këtë mision….