Qyteti i Kordobës ishte një burim rrezatimi për tokën e Andaluzisë në veçanti, dhe për vendet dhe rajonet islame në përgjithësi. Madje, ajo u bë një burim rrezatimi për mbarë botën evropiane në atë kohë, atë botë në të cilën Kordoba gjëmonte nga njerëzit që mundoheshin të indentifikoheshin me të prej studentëve të shkencës artit dhe kulturës. Kjo panoramë do ta shtyente poeten saksone gjermane Hrotsvitha që ta përshkruante Kordobën si: Stolia e botës./Andaluzia e periudhës Islame