18/10/2024

Rënia e euros në tregun e këmbimit valutor, qeveria shqiptare miraton masa lehtësuese për eksportuesit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministrja shqiptare e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka prezantuar sot masat e ndërmarra për t’u ardhur në ndihmë eksportuesve të cilët kanë pësuar humbje të mëdha nga zhvlerësimi i monedhës evropiane euros përballë lekut.

Ibrahimaj tha se deri në mars të vitit të ardhshëm, eksportuesit nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin dhe shtoi se do të bëjnë këtë pagesë vetëm në rast se janë me fitim pasi të bëjnë bilancin.

“Gjatë muajit të kaluar kemi pasur disa takime me shoqatën e eksportuesve ku janë diskutuar ndërhyrjet potenciale që mund të zbatohen për t’u ardhur në ndihmë. Ajo që ka ndodhur është që ato biznese që punojnë me kontrata porositëse, tani gjenden në situatën ku shpenzimet i kanë në lekë dhe të ardhurat në euro”, tha ministrja.

“Një nga masat që do merret është shtyrja e afatit të kësteve të tatimit mbi fitimin deri në mars të vitit të ardhshëm kur bizneset mbyllin bilancet. Subjektet që janë eksportues dhe eksportojnë mbi 70 për qind të nuk do parapaguajnë këstet e tatim fitimit deri në mars kur do të bëjnë bilancin”, shtoi Ibrahimaj.

“Kjo vjen si mbështetje për mungesën e likuiditetit që bizneset kanë në treg pas forcimit të lekut. Masat e tjera, rimbursimi i TVSH, detyrim ligjor që për kategorinë e eksportuesve të jepet një afati 3 ditor”, tha Ibrahimaj. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...