22/12/2024

182 kg marihuanë sekuestrohen në kufi me Serbinë në vlerë prej 400 mijë eurove

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të martën mbrëma në zonën kufitare me Serbinë, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar 182 kg marihuanë.

Sipas njoftimit, vlera e kësaj substance narkotike në treg dyshohet të jetë rreth 400 mijë euro.

“Me datën 24.10.2023 rreth orës 21:35, pas informacioneve të shkëmbyera nga Njësia e Task Forcës e Policisë Kufitare – Lindje me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në zonën kufitare RKS/SRB është ndaluar vetura e dyshuar me targa vendore e cila pas kontrollimit nga njësitë policore tek e njëjta është gjetur sasi e dyshuar e narkotikëve të llojit marihuanë, e cila dyshohet se ishte duke u transportuar nga Serbia për në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë menjëherë veprime hetimore, ku në konsultim me prokurorin kujdestar janë arrestuar dy të dyshuar shtetas kosovarë, Y.H. (1998) dhe D.H. (1990), për transportim me narkotikë si dhe janë sekuestruar narkotikë në sasi prej 182 kg. të llojit marihuanë, ku vlera e kësaj substance narkotike në treg dyshohet të jetë rreth 400.000 (katërqind mijë) euro”.

Si prova materiale relevante për rastin janë sekuestruar një veturë dhe një kombi me targa vendore, të cilat janë përdorur në rast si dhe dy telefona celularë.

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa rasti i iniciuar ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e sub. narkotike – Neni 267 të KPRK-së’ procedohet tek njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë”, bëhet e ditur tutje. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...