Në hyrjen kryesore të Kryesis së Kuvendit deputetët janë përplasur me Gardën e Republikës së Shqipërisë.
Deputetët e opozitës janë përjashtuar 10 ditë nga seancat plenare dhe Garda ka mbyllur dyert e kuvendit të Kryesisë.
Teksa kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e Kuvendit, deputetët e opozitës nuk ia kanë dalë, përveç Flamur Nokës, i cili kaloi sipër kangjellave.
I vetmi që kishte mundur të hynte në ambientet e Kuvendit ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nga brenda ambienteve, e cilësoi ngjarjen si një skandal pasi deputetët nuk po lejohen të futen në zyrat e tyre. /Telegrafi/