Kryeministri palestinez, Mohammed Shtayyeh hodhi poshtë të hënën mundësinë për ngritjen e kampeve të përkohshme për palestinezët e zhvendosur në Gaza dhe bëri thirrje për kthimin e atyre që janë zhvendosur me forcë në shtëpitë e tyre.
Duke folur gjatë një takimi të kabinetit në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar, Shtayyeh shtoi se “në historinë e Palestinës, nuk ka një gjë të tillë si “e përkohshme”, pasi përvoja na ka mësuar se e përkohshmja është e përhershme”.
Shtayyeh u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian “të lëshojnë ndihma në Rripin e Gazës, veçanërisht në veri, siç ka ndodhur në përvoja të ndryshme në botë”.
Lidhur me planin e Qipros për një korridor detar humanitar drejt Gazës, Shtayyeh ka theksuar se “ne duam që ndihma të arrijë, por nuk pranojmë zhvendosjen e njerëzve tanë në anije për dëbim nën emrin e ndihmës”.
Lufta, tashmë në javën e saj të gjashtë, u shkaktua nga sulmi i paprecedentë i Hamasit në Izrael më 7 tetor. /Mesazhi.com\