Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar në një intervistë për The Sun se u ka mbijetuar së paku gjashtë tentativave për vrasje që kur ka filluar lufta.
“Për sa i përket numrit të tentativave, me të vërtetë nuk e di, ndoshta jo më pak se pesë ose gjashtë herë”, tha Zelensky, transmeton Telegrafi.
“Operacioni i fundit ishte ‘ndryshimi i presidentit’ ndoshta jo duke e vrarë, por duke e ndryshuar”.
Ndryshe, presidenti ukrainas muaj më parë kishte deklarua se ai do të luftonte për vdekje me rrethin e tij të ngushtë të njerëzve, nëse rusët do të kishin sulmuar selinë e tij në Kiev në fillim të pushtimit.\Telegrafi\