Delegacioni i kujton Shqipërisë se një parlament funksional, është shtylla e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Një ditë më parë, për krizën që ka përfshirë parlamentin reagoi edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner.
Diplomati gjerman i bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë, teksa theksoi se parlamenti duhet të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues.
Ndërsa, Ambasada e SHBA-së shprehu shqetësimin për zhvillimet e fundit në parlament.\Telegrafi\